Baresi: Jemi befasuar nga pritja e tifozëve në Prishtinë

30

Trajneri i ekipit te futbollit AC Milan, Franco Baresi, ka deklaruar se është befasuar për të mirë nga pritja që i është bërë ekipit të tij në Prishtinë, duke theksuar se beson që ky është edhe një fillim i miqësisë mes sportit të të dyja vendeve.

“Mikpritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Ne e dimë të kaluarën e këtij vendi. E kemi pranuar ftesën me kënaqësi”.

“Jam i lumtur qe e përfaqësoj Milanin në këtë ditë dhe për këtë lojë e cila është vazhdimësi para kampionatit.”

“Na ka befasuar dashuria dhe pritja qe na e ka bërë tifozeria këtu. Deri vonë ne kemi qenë një ndër skuadrat me më së shumti tifozë në botë dhe do tentojmë që të kthehemi në të njëjtin nivel”.

“Të gjithë lojtarët e kanë marrë me seriozitet këtë ndeshje dhe formacioni është ai më i miri”.

“Besoj që në të ardhmen do të jemi të ftuar edhe nga ekipet tjera dhe ky është një fillim i mirë. Kështu do ta instalojmë një raport të miqësisë që do ta kultivojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Baresi.

Loading...