Masa e qeverisë për të hequr kuotat e ilaçeve në qendrat turistike në vend do të jetë e vlefshme vetëm për muajin gusht. Kjo qëndron në njoftimin që farmacitë në Ohër dhe Strugë e morën këtë mëngjes nga Fondi Shëndetësor. Masa filloi të funksionojë nga sot, ndërsa farmacistët thonë se do të funksionojë vetëm nëse nuk kufizohet në një periudhë të caktuar kohore. Vetëm atëherë , thonë se pacientët do të jenë në gjendje të marrin të gjitha ilaçet në të njëjtën farmaci.
Një problem shtesë është nevoja pacientët që vijnë t’i identifikojnë me letërnjoftime.
Kemi marrë njoftim nga fondi që për muajin gusht 2019, do të ketë kuota të hapura. Do të jepen ilaçe deri në harxhimin e tyre. Pacientët që i marrin ilaçet personalisht, nuk ua kërkojmë recetat, ndërsa ka pacientë që i marrin për dikë tjetër, të afërm, mysafirë atyre u kërkojmë letërnjoftim. Nëse nuk kanë letërnjoftim, nuk ua japim ilaçet”. Megjithatë, nuk është parashikuar kështu. Ministria e Shëndetësisë thotë se asgjë nuk do të ndryshojë rreth asaj se kush mund të marrë ilaçet- deklaroi Robertina Tomeska – Farmaciste.
Të gjithë pacientët të cilët nuk kanë mundësi personalisht të shkojnë në barnatore për shkaqe shëndetësore, ata do të mund si dhe deri tash t’i tërheqin përmes anëtarëve të familjeve të tyre- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Në njoftimin që e kanë marrë farmacitë qëndron se është e detyrueshme të identifikohet personi i siguruar kur të marrë recetën, dhe numri i letërnjoftimit ose i pasaportës të shënohet në pjesën e prapme të recetës. Në fund të gushtit, duhet të dërgojnë njoftim deri tek FSSH-ja për realizim.
Një pjesë e qytetarëve ndërkohë kërkojnë që kuotat të vlejnë edhe për ilaçet që janë pa recetë.
“Ilaçin Salatan nuk e kanë. Deficitar është tashmë një javë. Deri më tani kam qenë në katër farmaci dhe nuk kanë. Diçka nuk funksionon, nuk e di “.
“Unë mendoj se është në rregull dhe mendoj se do të zvogëlohet rrëmuja nëpër farmaci dhe ordinanca. “Kur merrni të njëjtat ilaçe për një afat të gjatë, mendoj se është në rregull.”
Deri më tani, qytetarët janë përballur me probleme serioze gjatë marrjes së terapisë së nevojshme, pasi që farmacitë kanë dhënë ilaçe me recetë më së voni deri më datën dhjetë ose pesëmbëdhjetë të muajit.