Basha: Rilindja e kapur nga krimi, vendi drejt destabilizimit

19

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama dhe Rilindja janë të kapur nga krimi.
Basha theksoi se kontratat koncesionare janë krimi më i madh që ka bërë Edi Rama, ndërsa ka shtuar se ky krim qeveritar po bën që vendi të shkojë drejt destabilizimit.

“Rama bën vetëm aktivitet kriminal qeveritar. Aktiviteti kriminal i qeverisjes së Ramës ka bërë që papunësia dhe varfëria te shqiptarët të jetë në trajta shqetësuese. Koncesionet po sjellin dëme mbi paratë publik. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë duke e kaluar tek privatët për dhjetëra vjet.

Koncesionet do të paralizojnë të gjitha financat publike dhe do të bëjnë të pamundur politika për qytetarët si punësimi, rregullimi, etj. Rama i ka shkaktuar ekonomisë një lemeri, me kontratat afatgjata që ka nënshkruar me kompani.

Së treti, veprimet kriminale të Ramës kanë bërë që të shkatërrohet ekonomia normale, është vrarë konkurrenca. Kjo sepse koncesionet janë dhënë për miqtë e kryeministrit.

Së katërti, Rilindja është e kapur nga krimi dhe interesat e privatëve. Politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese, nga vjedhja e zgjedhjeve derite pastrimi i parave masiv. Këto sjellin rrezik për destabilizilimin e vendit. Aktivitet e shtuara kriminale në vend dhe jashtë janë të lidhura me politikat. Krimi ka kapur politikën dhe ky do të jetë destabilizimi total i vendit,”, tha Basha. (d.xh/Balkanweb)