BDI dha maksimumin raundin e parë, votat shqiptare në raundin e dytë në duart e Besës dhe ASH

184

Kandidati i pavarur për President të Maqedonisë, prof Blerim Reka, i përkrahur nga partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, në rrethin e parë, arritën të marrin rreth 80 mijë vota, dhe të cilat do të jenë, vendimtare në rrethin e dytë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, BDI-ja dha maksimumin e saj, ku së bashku me partitë tjera shqiptare në qeveri, përkrahën kandidatin e LSDM-së Stevo Pendarovskin i cili arriti të grumbullojë 323 714 vota.

Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut, edhe këtë herë është në duart e shqiptarëve dhe konkretisht të partive opozitate, Lëvizjes BESA dhe ASH, të cilat më 5 maj, do të kenë një rol shumë të rëndësishëm, si në arritjen e censusit, poashtu edhe në zgjedhjen e presidentit të ri të Maqedonisë.

Kujtojmë që rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, do të mbahet më 5 maj.