Sipas burimeve anonime drejtuar portalit Albanews24, mësojmë se nga eksponentët kryesor të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim kanë nisur të lobojnë kundër daljes në zgjedhjet e 21 prillit për president. E gjitha kjo vjen si pasojë e revoltës së anëtarësisë të këtij subjektit pas vendimit për të përkrahur kandidatin Stevo Pendarovski për president. Nëse BDI do e përkrahë me gjithë kapacitetin daljen në zgjedhje, atëherë votat e këtij subjekti për Stevo Pendarovskin do të jenë shumë pak në proporcion me kandidatin shqiptar, Blerim Rekën, ku si rrjedhojë e kësaj do të delegjitimohet BDI dhe faktikisht në shprehje do të vijë opozita shqiptare, gjegjësisht Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Për më shumë, do të shohim se çka do të rrjedhë ditët në vijim.