Alison Riske solli befasinë e radhës në turneun Masters të Uimbëlldonit, duke eliminuar bartësen dhe liderën e listës VTA, Eshli Barti . Tenistja amerikane kaloi në çerekfinale , duke bërë përmbysje të rezultatit. Riske humbi setin e parë me 6-3, ndërsa në vazhdim dominoi takimin duke e fituar setin e dytë dhe të tretë, me 6-2 dhe 6-3 në geme. Kualifikimi në çerekfinale është suksesi më i madh për tenisten amerikane , Alison Riske, e cila do të përballet me fituesin e përballjes Serena Uiliams – Karlos Suarez Navaro.