Behgjet Pacolli: Zyrtarë institucionalë më kërkuan të largohem nga Halil Kastrati e të mos ndihmoj shoqatën e tij

34

Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për humanitetin e shqiptarëve.

Politikani dhe humanisti Behgjet Pacolli ka thënë se humaniteti gjithmonë ka bashkuar shqiptarët.

MARKETING 420 x 60

Sipas tij kjo ka ndodhur pasi te shqiptarët gjithmonë ka ekzistuar varfëria, përcjell Telegrafi.

“Në kohën kur kam jetuar në fshat deri në vitet ’80 ka qenë e pamundur të jetosh pa fqinjë…Nëse ke pasur nevojë për diçka nuk ke mbetur pa të pasi ke shkuar te fqinji ke trokitur në derë dhe e ke marrë atë. Nëse ka ardhur një mysafirë s’ka pasur problem. Nëse t’i s’ke pasur ka pasur fqinji”.

Pacolli thotë se jeta në fshat ka qenë e vështirë dhe është nevojitur gjithçka për të jetuar.

Ai thotë se askush nuk kishte gjithçka por sipas tij gjithçka kishte fshati e që ndihma e ofruar ndaj dikujt është kompensuar në një formë apo tjetër.

Afaristi ka thënë se në shpesh raste gjendet në mëdyshje nëse e meritojnë të ndihmohen ata persona, por sipas tij i është kujtuar këshilla e babagjyshit që i ka thënë: Ndoshta nga ata 100 persona që i ke para, vetëm njëri meriton me i ndihmua, por ndihmoji të gjithë që të jesh i sigurt që ke ndihmua”.

Pacolli ka rrëfyer edhe për raportet me Halil Kastratin e “Jetimave të Ballkanit”. Ai thotë se ka respekt të madh për të dhe punën e tij pavarësisht se “i kanë folur keq për të”.

Afaristi thotë se madje edhe zyrtarë institucional i kanë kërkuar të largohen nga Halil Kastrati dhe të mos i ndihmojnë.

Loading...