Berisha thirrje Ramës: Ik ditën se ikja natën nuk dihet si përfundon

27

Gjatë një prononcimi për News24 me gazetaren Klodiana Lala, ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.

Berisha tha se Rama i ka kohërat e numëruara dhe se PD do i kthejë lirinë shqiptarëve.“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama, atje ku ka shkuar. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton protestat. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”- tha Berisha.