BESA realizon takim me strukturat në Sfillare (FOTO)

42

Sonte kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka takuar strukturat e partisë së tij në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit. Këtë e kanë bërë të ditur nga fotografitë e postuara në faqen zyrtare të Lëvizjes BESA në Facebook, ku shihet një pjesmarrje e madhe e banorëve të këtij fshati.

Kujtojmë se Lëvizja BESA kohëve të fundit është duke punuar intensivisht në teren, duke afruar shumë qytetarë të zonave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.