BESA ristrukturon nëndegën e Llojanit (FOTO)

58

Lëvizja BESA ristrukturon nëndegën e fshatit Llojan të komunës së Likovës

Lëvizja BESA sonte ka ristrukturuar nëndegën e saj në fshatin Llojan, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve të fshatit Llojan, me një fjalë përshëndetëse u drejtua kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Të pranishëm ishin edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, sekretari organizativ, Adnan Azizi si dhe kordinatori i degës së Lëvizjes BESA në Likovë, Luan Ramadani. Nëndega e Llojanit iu besua ta udhëheqë Orhan Islami.

Lëvizja BESA vazhdon punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkangjiten Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA
24.12.2019