BESA – Tearcë: Komuna e Tearcës nuk tregon se ku harxhohen paratë e qytetarëve (DOKUMENT)

23

Edhe përskaj dështimëve dhe mos përmbushjen e premtimeve ndaj qytetarëve, tani Komunës së Tearcës, po i shtohet edhe një dështim tjetër. Ky institucion i udhëhequr nga Isen Asani, është radhitur në vendin e fundit në komunat e pollogut, sa i përket transparencës financiare në bazë të hulumtimit që e ka bërë “Qendra për Komunikim me qytetarët” i mbështetur nga agjensioni i SHBA-së – USAID.

Me këtë radhitje në vendit e fundit, tregon mos seriozitetin që ka kjo udhëheqësi ndaj qytetarëve të saj, duke mbajtur të fshehur harxhimet e komunës dhe që hedh dyshime të mëdha se parat e qytetarëve keqpërdoren

Si Lëvizje BESA – dega Tearcë, apelojmë deri tek komuna që të bëj transparente, se ku harxhohen parat e qytetarëve, sepse është obligim ligjor që qytetari të di se ku përfundojnë parat e taksave të tyre.

Lëvizja BESA – dega Tearcë
25.12.2019