Besar Durmishi kritika të ashpra Teuta Arifit për transportin publik

78

Besar Durmishi, këshilltar i Levizjës Besa në komunën e Tetovës nëpërmjet një postimi ne facebook, ka kritikuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifin në lidhje me transportin publik, ai ka theksuar se komuna e Tetovës, sfidë jetësore e ka sigurimin e transportit publik madje edhe me pagesë!

“Përderisa shtetet dhe qytetet botërore, kanë arritur që transportin publik, me autobus, trena, tranvaj, metro etj., ta kenë edhe pa pagesë vetëm që të kenë ajër të pastër, e mos kenë trafik të ngarkuar, komuna e Tetovës, sfidë jetësore e ka sigurimin e transportit publik madje edhe me pagesë!

Përderisa shtetetet e huaja, kanë disa lloje të transporteve, Komuna e Tetovës, ende nuk mund të sigurojë 5-10 autobusë, ose minibusë, të cilët do të qarkullonin vazhdimisht në qytet dhe rrethinë, ku do të kontribuonin në uljen e trafikut dhe mos ndotjen e ajrit!
A ky është kujdesi për qytetarët! Ky është përfaqësim i shqiptarëve, si në kohën e gurit?

Jo! Kësaj i thonë tradhëti ndaj qytetarëve, pas premtimeve të vazhdueshme, ndërsa punë vetëm për tenderë për funksionarët e pushtetarëve. Qytetarët e Tetovës kanë komunikacion të dendur dhe paguajnë parkingje, paratë e të cilave nuk dihet se ku përfundojnë!
Nuk ka si komentohet ndryshe!” – shkruan Durmishi.