Bilall Kasami: T’i lëmë përqindjet, me rëndësi të arrihet bashkëpunimi opozitar

199

Sonte, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë i ftuar në ‘Klan Debat’ me gazetarin Selajdin Xhezairi, ku ka folur për situatën aktuale politike dhe ofertën e Lëvizjes BESA për zgjedhjet e 12 prillit.

Gjithashtu Kasami foli edhe për koalicionet parazgjedhore, ku shprehu gadishmërinë për bashkëpunim opozitar, duke bërë edhe lëshime në ndarje.

“Jam plotësisht i hapur dhe i gatshëm për një bashkëpunim opozitar duke bërë edhe lëshime, kryesorja vullneti i popullit që me ngulm e kërkon këtë koalicion të shkojë në vend.” – theksoi Kasami.