Zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan dje treguan më së miri se cili aktor politik ku dhe sa fuqi ka. Ajo që vërrehet qartë është se në zonat ku Lëvizja BESA ka strukturat e saj, Blerim Reka ka dalur me epërsi bindëse. Rasti konkret ishte në komunën e Zhelinës, me të cilën udhëheq Lëvizja BESA, ku Blerim Reka arriti ti mposhtë dy kundër kandidatët tjerë ‘4 me 1’ , si dhe në Tetovë me rrethinë, poashtu kandidati shqiptar ka një epërsi të madhe. Shtrohet pyetja: A po delegjitimohet Ali Ahmeti në zonën 6 dhe dalëngadalë kjo zonë është e orientuar nga Lëvizja BESA?!