Bilall Kasami uron Shqipërinë për kryesimin e OSBE-së

19

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar shtetin shqiptar për marrjen në kryesim të OSBE-së. Sipas Kasamit, kryesimi i kësaj organizate nga Shqipëria do t’i kontribojë forcimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ja postimi i plotë i Kasamit:

“Shqipëria nga sot, mori kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 dhe ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët dhe për të gjithë rajonin. Kryesimi nga Shqipëria, do t’i kontribojë forcimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, e cila është parim bazë në shtetet me demokraci të zhvilluar dhe shtetet që kanë pretendime për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

Urime Shqipëri!??” – shkruan Kasami në Facebook.