Bilalli: Në vend që ne t’i vendosnim veto, tani Bullgaria na bllokon neve

162

Profesori Mersel Bilalli thekson se Maqedonia është vetë fajtore që lejoi të bllokojë në rrugën integruese për shkak se vendi lëshoi mundësinë që të jetë anëtare nga vitin 1999.

“Bullgarët nuk na janë fajtor. Derisa ne lejojmë që 30 vjet të vjedhim shtëpinë tonë, bëjmë vjedhje të së mirës publike, vazhdomë me padituri dhe shkelim profesionalizmin. Kur ne shkelim mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, të cilëve çdo vend në botë u duket më mirë se në vendin e tyre, për çka janë fajtor bullgarët këtu të cilët në vitin 1990 merrnin rrogë vetëm 70 marka kur tek ne ishte 700 marka… Të kishim një gram normalitet nde do t’u vendosnim veto bullgarëve dhe do të ishim në BE që nga viti 1999”, shkruan Bilalli në kolumën “Bullgarët nuk na janë fajtor”.

Bullgaria të martën në Këshillin e ministrave nuk e miratoi kornizën e bisedimeve me të cilën do të caktohej datë për konferencën ndërqeveritare me BE.