Blerim Reka, kandidati i shqiptarëve për PRESIDENT?!

15

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela janë parë sot në një takim të përbashkët në Shkup me Prof. Dr. Blerim Rekën, ku sic thuhet është biseduar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe mundësinë e daljes së tij si kandidat presidencial i opozitës shqiptare.

Në ndërkohë, Prof.Dr. Blerim Reka, menjëherë pas këtij takimi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

“Shqiptari, veshtire i fiton votat per President. Maqedonasi, veshtire behet President pa fituar votat shqiptare. Zgjidhja? Vice-President Shqiptar; apo zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi?”