Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Bojan Jovanovski ngelet në paraburgim

Bojan Jovanovski ngelet në paraburgim

25

Bojan Jovanovski mbetet në paraburgim pasi Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e tij duke kërkuar që ai të mbrohej në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësit vlerësoi se ende ekzistojnë mundësit që Jovanovski të arratiset dhe që të mos jetë i disponueshëm për autoritetet e zbatimit të ligjit. Ai kërkoi që ai të lirohet nga paraburgimi për shkak të shëndetit dhe pamundësisë për t’u mjekuar në burg.

Për momentin, ende nuk ka asnjë vendim mbi ankesën e Katica Janevës, e cila kërkon që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Më parë, para fundit të nëntorit, Apeli pranoi ankesën e Janevës dhe e liroi atë nga paraburgimi në burg.

Jovanovski dhe Janeva akuzohen për rastin “Haraçi”. Janeva dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ndërsa Bojan Jovanovski për marrje të çmimit për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash.