“Boki 13” në gjykatë: Ndjehem si i burgosur politik

56

I akuzuari i parë në rastin “Haraçi” Bojan Jovanovski-Boki 13 në seancën e sotme gjyqësore deklaroi se ndjehet si i burgosur politik dhe se e vërteta për rastin do të dihet vetëm nëse ka proces të drejtë.

Ai tha se nëse gjykata sjell vendime nën presion, nuk e përjashton mundësinë që të fillojë grevë urie.

“E lus gjykatën që të sjellë vendime pa kërcënime dhe presione anësore. Sot dërgova letra deri te ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Francës, Byrnes, Zhbogar dhe Thimonier, si dhe deri te Komiteti i Helsinkit dhe kërkova vizitë të tyre në burg”, tha Jovanovski para gjykatësve.

Ai u ankua për gjendjen shëndetësore dhe pozitën e pabarabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. Deri në këtë moment, siç tha, nuk ka vërejtje për Këshillin Gjyqësor edhe pse, siç shtoi, ndjehet si person te i cili trajnohet drejtësi.

Pas kësaj Jovanovski mori rekomandim nga gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska që të ankohet deri te institucionet. Ajo i tha se i vlejnë shënimet mjekësore në të cilat thuhet se ka probleme shëndetësore, por nuk janë aq shumë të mëdha.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe prokurorja Elizabeta Josifovska. Gjatë dëshmimit të saj ajo tha se e kishte nënshkruar mendimin pozitiv për kthimin e pasaportës së Jordan Kamçevit, i akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Perandoria”, me urdhër të ish prokurores speciale publike, Katica Janeva.

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 20 janar.

Foto: AIM