Bozhinovski: Përpjekja për të ndryshuar modelin zgjedhor do të dëmtojë legjitimitetin e procesit zgjedhor

12

Nuk është e nevojshme ndryshimi i modelit të zgjedhjeve tre muaj para zgjedhjeve. Kemi një model që tashmë punon me 6 njësi elektorale. Problemi lind në çdo ndryshim deri sa të mësohemi me të. Le të kemi një debat, por për zgjedhjet e ardhshme, thotë analisti politik Vladimir Bozhinovski.

“Problemi është se përpjekja për të ndryshuar modelin zgjedhor do të dëmtojë legjitimitetin e procesit zgjedhor. Kjo është arsyeja pse në disa vende ekziston një zgjidhje ligjore ku modeli zgjedhor nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve”, thotë Bozhinovski.

Ai mendon se është në rregull të diskutojmë për një njësi zgjedhore por me një prag elektoral dhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.