Dje (7-mars) rreth orës 13.00, në Tetovë është privuar nga liria 23-vjeçari A.I. nga fshati Pirok i Tetovës, tek i cili gjatë kontrollit të kryer është gjetur ddhe konfiskuar marihuanë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër personit A.I. do të pasoj edhe parashtresë adekuate.
Sakaq, Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dje (7-mars) rreth orës 14 e 30
minuta, e kanë privuar nga liria 47-vjeçarin G.C. nga fshati Reçicë e Vogël.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa G.C është mbajtur në
Stacionin policorë Tetovë dhe sot (8-mars) me parashtresë adekuate do të dërgohet përpara
gjykatësit, me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Tetovë.