Britania përfundimisht largohet nga BE më 31 janar, deputetët votojnë marrëveshjen e Brexit-it

16

Britania tani është vërtet në rrugë për të lënë Bashkimin Evropian më 31 janar të vitit të ardhshëm, pasi deputetët mbështesin me shumicë marrëveshjen e Brexit të Boris Johnson me një votim historik.

Deputetët votuan me shumicë votash, ku nga 358 deputetë, 234 ishin pro dhe 124 ishin kundër, për t’i dhënë mbështetje marrëveshjes së Brexit-it, transmeton Telegrafi.

Tani ata do të pushojnë për Krishtlindje para se të kthehen në janar për debate të mëtejshme, dhe vota mbi legjislacionin që është i nevojshëm për të dhënë një ndarje të rregullt nga Brukseli muajin tjetër.

Votimi i sotëm përfaqëson një fitore masive për Boris Johnson. Pas rezultatit në shenjë gëzimi, Johnson u pa duke nënshkruar autografe për deputetët e tjerë.

Fitorja shkatërruese e Johnson erdhi pasi ai u kishte kërkuar deputetëve që më në fund ‘të mblidhen’ dhe të mbështesin marrëveshjen, në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të mund ‘të fillojë shërimin’ pas tre vjet ndarjes.

Tani që marrëveshja ka kaluar në leximin e dytë, deputetët do të kthehen në parlament më 7 janar, që të kalojnë edhe fazat e mbetura në mënyrë që kjo marrëveshje të përfundojë më 31 janar dhe Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE.