Bufon, kalon testet dhe firmos kontratën njëvjeçare

37

Portieri Gianluigi Buffon rikthehet në “shtëpinë e tij”. Juventusi ka pritur ish-kapitenin e tyre, i cili rikthehet pas një vit të kaluar me PSZH-në. 41-vjeçari ka mbërritur në Torino aty ku kreu vizitat mjekësore. Rrugëtimi i tij drejt qendrës së analizave është përcjellë nga zyra e shtypit e Juventusit që ka treguar hap pas hapi veprimet e Buffon-it. “Gigi” u prit nga shumë tifozë që shfrytëzuan rastin të merrnin autografe dhe të bënin foto me portierin e tyre legjendar. Buffon nuk rikthehet si titullar, por ka në kontratë klauzolë që të luajë 8 ndeshje për t’i thyer rekordin Maldinit.