“Asnjëherë nuk respektohet djersa e bujkut”, bujqit në Maqedoni paralajmërojnë protesta!

13

“Asnjëherë nuk respektohet djersa e bujkut”-tha Adnan Hajrullahu, bujk.

Bujqit që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e tyre për dëmet nga përmbytjet e vitit 2016 dhe breshëri i majit të vitit 2018 kërkojnë takim me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski. Ata presin që ky takim të realizohet më së voni deri të martën, përndryshe do të protestojnë çdo të enjte dhe të premte duke bllokuar bulevarde në hyrje dhe dalje të Shkupit.

MARKETING 420 x 60

“Kërkesa jonë e fundit është dorëzuar deri tek kryeministri se nëse deri të martën nuk kemi bisedë, ne vazhdojmë protesta edhe të enjten edhe të premten. Protesta do të zgjasë më shumë 2 orë dhe do të jetë edhe në hyrje edhe në dalje të Shkupit. Ne kërkojmë me një vendim të Qeverisë menjëherë të fillojë të bëhet pagesa e dëmshpërblimeve”-pohoi Adnan Hajrullahu, bujk.

Nga Qeveria thonë se po e shqyrtojnë kërkesën e dorëzuar nga Këshilli nismëtar për Protestat e Bujqve,  për të realizuar takimin që kërkojnë megjithatë shtojnë se kryeministri teknik është për vizitë jashtë vendit në dy ditët e ardhshme.  Me dokumente në duar bujqit vazhdojnë të kërkojnë nga një institucion në tjetrin, të drejtën e kompensimit të dëmeve.  Me shpresën se do të marrin dëmshpërblimet, bujqit kanë marrë materiale për mbjelljen e tokës, duke premtuar se pagesën do ta bëjnë më vonë, meqë nuk kanë marrë dëmshpërblime dhe si rrjedhojë kanë vonuar pagesat që duhet të bëjnë, pronarët e farmacive bujqësore rastet i kanë dërguar në përmbarues.

Loading...