Casillas kthehet si drejtor te Porto

18

Iker Casillas do të bëhet drejtor në Porto teksa vazhdon të rikuperohet nga sulmi në zemër që e pësoi në maj, shkruan Marca.

Ish-portieri i Real Madridit nuk dëshiron që të pensionohet nga futbolli, por do që të rrijë larg fushës së gjelbër për momentin.

38 vjeçari do të shërbejë si urë lidhëse mes lojtarëve, trajnerit dhe bordit të klubit ndërkaq Porto ia ka lënë derën hapur për t’u rikthyer në lojë në të ardhmen.

“Do të bëj diçka ndryshe nga ajo çfarë kam bërë më parë, e që ishte të jem në fushë”, ka thënë Casillas për Porto Canal.

“Do të tentoj ta krijoj një lidhje mes ekipit dhe klubit”, ka shtuar mes tjerash.