Chelsea i ofron kontratë të re brazilianit Willian

13

Chelsea i ka ofruar zgjatje të kontratës futbollistit Brazilian, Willian, sipas raportimeve nga The Daily Express.

Trajneri i Të Kaltërve, Frank Lampard, më herët ka qenë i interesuar që ta vlerësojë situatën e 30 vjeçarit para se të vendosë se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij.

Ndërkaq tash, ish-lojtari i Shakhtar Donetsk ka marrë një ofertë të re nga klubi i tij aktual, pas spekulimeve se mund të transferohet te Barcelona apo Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.