CIVIL: Shumë raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, gjuhë e urrejtjes dhe mosrespektim i masave për mbrojtje nga virusi Korona

9

CIVIL sot doli me kumtesë bazuar në raportet nga vëzhgimi i procesit zgjedhor, të përpunuara deri në ora 12:30 të ditës së sotme.

Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVIL kanë shënuar raste të shumta të shkeljes së heshtjes që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë.

MARKETING 420 x 60

“Disa përmbajtje në rrejtet sociale të postuara nga partitë politike me zgjuarësi i shmangen rregullave të heshtjes zgjedhore dhe formalisht, mund të mos shkelin zyrtarisht Kodin Zgjedhor, por gjithashtu mund të interpretohen si veprimtari propagandiste,” tha Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla në video adresimin e parë për procesin zgjedhor për këto tre ditë.

Monitorimi regjistron një rast të aktivitetit propagandist të një partie të caktuar në një komunë në rajonin lindor, ku, megjithëse nuk është propagandë direkte në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një tubim të vogël partiak në vend publik, që është në kundërshtim me parimet e respektimit të heshtjes zgjedhore. Njëkohësisht, vërehet se të pranishmit nuk i respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusit. Shpërndarje e fletushkave nga një parti politike gjatë heshtjes zgjedhore regjistrohet në qendër të Shkupit.

Raportet nga pjesët e tjera të vendit janë ende duke u përpunuar.

27 përmbajtje të sponsorizuara janë regjistruar në një shpallje politike në Facebook nga gjashtë parti politike deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm. Në momentin e mbylljes së raportit në 12:30 pasdite, u arrit përfundimi se kanë mbetur përmbajtje të pesë partive tjera politike me me reklamë politike. Sipas ekspertëve me të cilët konsultohet CIVILi, ky është një aktivitet i paligjshëm i partive politike. Ekziston një përmbajtje e sponsorizuar nga një parti politike në jojën e internetit Spider gjatë heshtjes së zgjedhore. Një parti politike ka publikuar një video me mesazhe të propagandës politike një orë pas mesnatës. gjegjësisht pas fillimit të heshtjes zgjedhore. E njëjta parti aktualisht ka tre përmbajtje të sponsorizuara, sipas monitorimit të CIVIL-it.

“Përkujtoj se shifrat e raportuara nga CIVILi u referohen rasteve të raportuara nga vëzhguesit e organizatës, por numri i rasteve me siguri mund të jetë më i lartë,” tha Deralla në video adresimin e tij.

Dy faqe në Facebook, të afërta me parti politike të caktuar, postojnë përmbajtje propagande gjatë heshtjes zgjedhore. Një përfaqësues i lartë i një partie politike ka marrë pjesë në intervistë që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale sot në ora 11 të mëngjesit, në të cilën ai nuk u përmbajt nga mesazhet politike, përmendja e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre. Ky aktivitet është në kundërshtim me ligjin.

Një parti politike shpërndau maska mbrojtëse me logon e partisë, pra me numrin rendor të fletëvotimit pranë Sheshit Skenderbeu në ora 11 të mëngjesit. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë regjistruar edhe në faqen në Facebook të një personi të ekspozuar në media, i afërt me një parti të caktuar politike. Gjatë heshtjes zgjedhore, një orë pas mesnate, pati një postim me gjuhë të urrejtjes kundër CIVILit dhe përfaqësuesve të organizatës në baza etnike dhe politike.

Postimi në Facebook, në faqen e njohur e për një kohë të gjatë shërben si burim i lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, gjithashtu kishte një numër kërcënimesh serioze për organizatën dhe jetën e bashkëpunëtorëve të saj. Njoftimi u shkarkua pasi ishte në internet për rreth 10 ose 11 orë, domethënë gjatë kontrollit në 10 të mëngjesit, ky postim njoftim nuk figuronte më në faqen.