Çka e pret Maqedoninë në vitin 2020: Zgjedhje, metodologjia e re për bisedime, lufta për drejtësi

34

Viti i ri 2020 tashmë është në prag, përgatitjet për festën kanë mbaruar, ndërsa disponimi i festës po përhapet në të gjithë Maqedoninë, rajonin dhe mbarë botën.

Është mosmirënjohëse të merremi me parashikime për të ardhmen, por edhe në këto rajone të turbullt, disa gjëra janë të sigurta, kështu që ne tashmë e dimë se çfarë pret rajoni, të paktën në vitin e ardhshëm kalendarik, shkruan “Al Jazeera” në artikullin e saj.

Maqedonia e Veriut është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të 2020-ës, të paralajmërua nga Kryeministri Zoran Zaev në tetor, pas vendimit skandaloz nga Këshilli i Bashkimit Evropian për të shtyrë bisedimet e pranimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithëse të dyja vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut plotësuan kushtet për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në, Presidenti francez Emmanuel Macron vuri veton me mbështetje të kryeministrit holandez dhe kryeministrit danez, kështu që forcat pro-evropiane në Ballkanin Perëndimor pësuan një goditje të fortë. Rezulton se barazimi me të cilin shpërblehen reformat e përparimit në integrim nuk është më i vlefshëm.

Është zhgënjyese që presidenti i një shteti të fuqishëm evropian të thotë “jo” dhe të gjitha përpjekjet e politikanëve pro-evropianë të Ballkanit për të rënë në ujë. Vendimi i Macronit, sipas “Al Jazeera”, do të ketë ndikim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prillin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që është e sigurt është se Maqedonia do të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s në vitin 2020, me miratimin e vetëm të protokollit të pranimit në Kuvendin spanjoll, ndërsa pritet edhe votimi për metodologjinë e sapo propozuar të Francës kur bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve të shumëpritura nga ana e Brukselit.

Edhe pse është paralajmëruar, duke gjykuar sipas pesimistëve, do të duhet të pritet dhe të shohim nëse lufta kundër gjyqësorit joefikas, mungesës së sundimit të ligjit dhe oligarkisë politike do të fillojnë me të vërtetë. Në këtë kontekst është edhe rasti i “Haraçi” i cili është çështja nëse do të ketë zgjidhje deri në vitin e ardhshëm.