Një i moshuar ka shpenzuar plot 8 mijë dollarë për të realizuar ëndrrën e nipërve dhe mbesave të tij, duke iu ndërtuar një shtëpi në majë të pemës. “Çmenduria” e këtij burri ka bërë bujë në mediat botërore, të cilët i kanë kushtuar jo pak hapësirë shtëpisë prej druri. Shtëpia e ndërtuar nga Terry Meredith është 5 metra mbi tokë dhe mban deri në 10 njerëz brenda. Shtëpia ofron momente relaksimi dhe qetësie për familjarët. Ajo të ofron pamje mbi kodrat e Welsh Hills, Cotswolds, dhe Malvern Hills.
65-vjeçari fillimisht kishte planifikuar ta priste shelgun por duke parë pamjen e tij mahnitëse u frymëzua për të krijuar një pemë për nipërit e mbesat e tij.