Çobani “milioner” nga Skrapari

114

Një nga profesionet e rralla që vazhdojnë të ekzistojnë në Shqipëri, është ai i çobanit.

Kjo punë është e vështirë dhe shpesh me shumë pak të ardhura, por nuk ka qenë i tille fati i Besim Hysenbelliut nga Skrapari, i cili thotë se me tufën e tij të deleve është bërë milioner.

Besimi thotë se vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

Ai ka vetëm një merak, i biri mbeti pa martuar sepse siç thotë Hysenbelliu vajzat në fshatin e tij nuk duan një burrë çoban, por duan të ikin në Tiranë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Storia e Top Channel.