Tibo Courtois ndjehet i sigurt se tashmë është një titullar i padiskutueshëm te Reali i Madridit.
Portieri belg, në momentin kur u rikthye tekniku Zidane përfundoi në disa ndeshje në stol, teksa nuk po kalonte një periudhë të mirë duke qenë autor i disa gafave. Megjithatë, ajo është një kohë e largët për Courtois, i cili shprehet i sigurt se është numri një, duke mposhtur konkurrencën e Kejlor Navas.
“Mendoj se tashmë është e qartë se kush është numri një. Ndjehem më i fortë se kurrë. Kam kryer një përgatitje shumë të mirë dhe tani jam në formë. Pas përfundimit të sezonit të kaluar shtresa e dhjamit ishte në masën 8%, ndërsa tani pas pushimeve është 8.1%. Ndjehem mirë, shpresoj të vazhdoj në këtë linjë”, tha portieri belg.