Coutinho i hapur për një rikthim te Liverpool

14

Philippe Coutinho është i hapur për t’u rikthyer te Liverpool, sipas raportimeve nga Calciomercato.

Përfaqësuesi i Brazilit ishte transferuar te Barcelona pikërisht nga Të Kuqtë në janar të vitit të kaluar, për një shumë prej 110 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai nuk ka arritur ta gjejë veten në “Camp Nou” që prej arritjes së tij, dhe ka gjasa që të huazohet te ish-klubi i vet për një periudhë dyvjeçare me opsion blerjeje.