Ç’po ndodh me instagramin? VIP-at po pësojnë ulje drastike të ndjekësve

6

Diçka e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në rrjetin më të madh social Instagram. Kompania gjigande ka fshirë një numër shumë të madh profilesh, të cilat sipas drejtuesve janë konsideruar të rreme, por veprimi është marrë pa bërë asnjë lajmërim zyrtar.Për rrjedhojë përdoruesit, e më tepër personzhet e e njohur që kanë miliona ndjekës, kanë humbur këtë mëngjes rreth 2,3 apo edhe 4 milion ndjekës në llogaritë e tyre. Përkatësisht Ariana Grande ka patur një ulje prej 3 milion ndjekësish, ndërsa Selena Gomez i janë larguar 2 milion fansa.Mendohet se kjo nismë e fshirjes së profileve fallco nga Instagram është bërë për të ulur abuzimet që po ndodhin rëndom kohët e fundit.