Çulev: Automjetet janë përdorur në mënyrë të papërgjegjshme, deri tani është kthyer vetëm një automjet

11

Ministri teknik i MBP-së, Naqe Çulev për ‘Fokus’ thotë se automjetet që i kërkoi dje janë përdorur në mënyrë të papërgjegjshme dhe se telegrami është dërguar në pajtim të procedurave.

“Veprimi sipas ligjeve, procedurave dhe ligjeve pozitive është mënyrë se si vepron udhëheqësia e MPB-së”, tha Çulev i cili shtuar se nga dhjetëra automjete që janë kërkuar, vetëm një është kthyer ndërsa automjetet tjera po përdoren jashtë rregullave dhe procedurave të MPB-së.

MARKETING 420 x 60

Zëvendësministrja Slavjanka Petrovska vërtetoi se ka pasur telegram të tillë dhe se Çulev kërkon që të kthehet një automjet që ka përdorur ajo, si dhe disa automjete që i ka përdorur Spasovski.

Është telegrami i dytë të cilën e dërgon ministri Çulev. Më herët, ai përmes një telegrami dha urdhër të mos dorëzohen vendimet për punësime të nënshkruara nga Oliver Spasovski.

Loading...