Çulev: Ekizstojnë struktura udhëheqëse në MPB që bashkëpunojnë me kriminelët

19

Ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev thotë se menjëherë do të kërkojë nga Departamenti për kontroll të brendshëm të proceduojnë të gjithë informacionet për përfshirje të zyrtarëve të MPB në aktivitete kriminale.

Ai thotë se këto persona do të largohen nga MPB për shkak se i sjellin dëm imazhit dhe nderit të atyre zyrtarëve të cilët në mënyrë profesionale dhe të ndershme kryejnë punën e tyre.

Çulev thotë se udhëheqësia në MPB, e angazhuar në policinë kriminalistike është në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat kriminale. Në intervistë për ‘TV Alfa’, ai thotë se ka tarifa për mbajtjen e aktakuzave në sirtar apo për rikualifikimin e veprave penale.

“Poashtu, ekzistojnë informata se pjesë e këtyre strukturave udhëheqëse, të emëruara nga ministri Oliver Spasovski, janë edhe vetë të përfshira në aktivitete kriminale në mënyrë që ndodhen në listën e personave të paguar të strukturave kriminale me shumë të caktuar mujore, me qëllim të dhënies së informative operative-teknike dhe për planet e operacioneve konkrete për burgosjen e pjesëtarëve të strukturave kriminale”, tha Çulev.