Çulev shpjegon si po bëhet kontrolli policor në rrugë gjatë orës policore

19

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev thotë se qytetarë po e respektojnë masën e kufizimit të lëvizjes.

“Për këto pesë ditë, 300 qytetarë nuk e kanë respektuar masën dhe kundër tyre do të ketë sanksione apo do t’ju tërhiqet vëmendja”, tha Çulev.

MARKETING 420 x 60

Ai tha se në Shkup më pak kjo masë respektohet në Shuto Orizares ndërsa në territorin e shtetit, pas Shkupit në vendin e dytë është rajoni i Strumicës.

Ai tha se MPB kufizimin e lëvizjes e bën në dy mënyrë përmes pikave (në gjithë territorin e vendit ka 156 pika) dhe përmes automjeteve dhe patrullimeve policore.