Daçiq: Një marrëveshje me Kosovën, e pamundshme para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

81

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se është një pikëpyetje e madhe se kur do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë se një marrëveshje nuk mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, “duke pasur parasysh situatën aktuale, pandeminë dhe krizën në Prishtinë”.

MARKETING 420 x 60

Ndërsa duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialog – ajo e Donald Trump apo e Joe Biden, Daçiq tha se Trump ishte sigurisht më i mirë për interesat serbe.

Kjo pasi që, siç ka thënë ai, ajo inkurajoi disa procese, dhe pranoi idenë se duhet të arrihet një kompromis që do të ishte në interes të të dy palëve.

“Kjo është hera e parë që administrata amerikane ka pasur një qasje të tillë, e cila është shumë e rëndësishme për ne sepse hap mundësinë e kompromiseve dhe marrëveshjeve”, vlerësoi Daçiq.

Ai shtoi se pyetja e madhe është se kur dialogu do të vazhdojë sepse nuk dihet se çfarë do të ndodhë në Kosovë, dhe ai shprehu shpresë se Josep Borel dhe Mirosllav Lajçak së shpejti do të fillojnë procesin e bisedimeve.