David Luiz afër kalimit në Arsenal

21

Mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, është i vendosur që të bashkohet me Arsenalin.

Sipas Sky dy klubet nga Londra janë në cep të arritjes së marrëveshjes në vlerë tetë milionë funta, transmeton Klan Kosova.

Luiz do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të enjte dhe pritet që të nënshkruajë kontratë dyvjeçare para orës 17:00 kur përfundon zyrtarisht afati kalimtar veror.