Demiri: Qeveria teknike zbardh pafuqinë politike të BDI-së

80

Shkruan: Abdush Demiri – nënkryetar i Lëvizjes BESA

Vet fakti që LSDM dhe VMRO flasin për ndryshimin e funksionarëve në kryeministri, Ministrinë e punë punëve të brendshme, asaj të punës dhe politikës sociale ndërsa BDI vetëm i shikon dhe bën tifo, dëshmon se BDI nuk bën negociata për qeverisje me institucione kyçe, ku mund të garantojë, siguri, stabilitet dhe zhvillim të shtetit dhe qytetarëve.

Ky fakt dëshmon se BDI me rëndësi e ka vetëm pjesëmarrjen në pushtet, qoftë edhe me ministri të cilat nuk kanë peshë, që nuk kanë buxhet të madh dhe që nuk luajnë rol kyç në politikbërje.

Tregon se me rëndësi e kanë që të kenë në dorë disa institucione sa për të pasur kontrollë mbi buxhet të caktuar për tenderë, punësime dhe pasurim të funksionarëve partiak, asgjë më shumë. Këtë e dëshmon edhe dështimi në institucionet që udhëheqin, Arsim, Elokologj, Ekonomi, etj…

Prandaj, gjithmon ka qenë numër në Qeveri dhe Kuvend, për nevojat e VMRO-së dhe LSDM-së, e asnjëherë faktor në interes të shqiptarëve!