Demiri: Zoran Zaev në kthetrat e oligarkëve, LSDM po largohet nga parimet e socialdemokracisë

34

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri ka reaguar rreth ndyshimit të modelit fiskal nga tatimi progresiv në atë të sheshtë. Sipas tij, LSDM po largohet nga parimet e socialdemokracisë.

Ja postimi i plotë i Demirit:

“Zoran Zaev në kthetrat e oligarkëve”

Ndryshimi i modelit fiskal nga tatimi progresiv në atë të sheshtë është edhe një dëshmi që LSDM po largohet nga parimet e socialdemokracisë. Ky reterim i Qeverisë tregon për jokonzistencën në politkat fiskale dhe nevojën imediate për #STABILITET institucional.
Kjo është edhe një dëshmi që Zoran Zaev nuk iu përmbahet premtimeve të veta.” – shkruan Demiri.