Deputetë nga Kosova të shtunën vijnë në Vaksincë të Likovës për të nderuar Komandant Tigrin

185

Të shtunën në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës organizohet tubim përkujtimor me rastin e 18 vjetorit të rënies së gjeneralit të UÇK-së, Fadil Nimani-Tigri. Organizatorët thonë për Gazetën Lajm se në këtë manifestim pritet të marin pjesë dhe të mbajnë fjalim edhe deputetët kosovarë Daut Haradinaj e Haxhi Shala.

“Të nderuar familjarë të dëshmorëve të atdheut, bashkëluftëtarë të lirisë, shumë të respektuar shqiptarë. Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin përkujtimor të Gjeneral Fadil Nimanit-Tigrit. Manifestimi do të mbahet më datë 25.05.2019 (e shtunë) ora 17, në Vaksincë të Likovës te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i Fadil Nimanit-Tigrit. Prania e juaj e nderon gjakun dhe veprën e dëshmorit të kombit”, thuhet në apelin e Këshillit Organizativ.