Deputetët e VMRO-DPMNE-së me një grup qytetarësh tentojnë të futen në seancën gjyqësore për rastin “TNT”

21

Deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nevenka Stamekovksa dhe Zhallina Peshevska dhe një grup prej 20 personash sot në mëngjes erdhën para Gjykatës Penale që të marrin pjesë në seancën për rastin “TNT” për rrënimin e objektit “Kosmos” në mënyrë të paligjshme e cila ndodhet në territorin e Gazi Babës.

Peshevska është deputete e cila ishe e dyshuar për rastin e 27 prillit, por kundër saj nuk u ngriten akuza.

Në mesin e grupit është edhe Aleksandar Trajkovski, këshilltarë i VMRO-DPMNE-së në Komunën e Gazi Babës, i cili është i akuzuar për rastin “Dhuna në Qendër”.

Ata u ankuan para gazetarëve se nuk janë lejuar që të futen brenda në seancë si publik.

Në seancën e sotme nuk u paraqitën të dy avokatët të cilët duhet të mbrojnë tre të akuzuarit, avokati Merxhan Dauti dhe avokati Donço Nikov edhe pse më herët morën dënim prej 2.000 eurove.