Deputeti Zendeli: Prokuroria Speciale me ngjarjet e djeshme ka humbur shumë nga kredibliteti i saj

31

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, ka komentuar zhvillimet e një ditë më parë, dorëheqjen e prokurores speciale Katica Janeva dhe kontrollin e policisë në shtëpinë e saj, si dhe arrestimin e Bojan Jovanovskit të njohur si “Boki 13” dhe afaristi Zoran Milevski, të dyshuar nga Prokuroria për marrje të dhuratës, për ndikim të kundërligjshëm dhe larje parash, shkruan gazeta Lajm.

“Prokuroria Speciale me ngjarjet e djeshme ka humbur shumë nga kredibliteti i saj, ndonëse kredibiliteti i saj është lëkundër që më herët për shkak të drejtësisë selektive të kësaj prokurorie. Ngjarjet e djeshme vetëm se konfirmojnë atë që ne më herët e kemi thënë se prokuroria speciale nuk ka qasje të drejtë”, tha mes tjerash deputeti i Lëvizjes “BESA” Fadil Zendeli.