Dështon transferimi i Lukaku, Inter tani ëndërron për Edison Cavani

24

Ishte tentativa që prej javësh mbajti të “gozhduar” tifozët e Interit. Por populli zikaltër dhe trajneri Antonio Conte, njeriu që kërkonte me ngulm transferimin e Romelu Lukaku duhet të dorëzohen. Shanset që sulmuesi belg të luajë për skuadrën interiste janë afër zeros, por më shumë “djeg” fakti që ai pritet të jetë pjesë e rivalëve të përjetshëm të Juventusit. “Zonja e Vjetër” fitoi edhe në këtë garë, duke sfumuar objektivin më të rëndësishëm në merkaton e Interit.