Destani: Komunikimi me njerëzit e afërt, ilaçi më i mirë gjatë izolimit

21

Profesionet që e kanë të domosdoshëm kontaktin e drejtpërdrejtë dhe me shumë njerëz janë më të rrezikuarit në këtë kohë pandemie. Personeli mjekësor, veçanërisht mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuarit, sepse i trajtojnë pacientët e sëmurë. Edhe nëse shtetet vendosen në karantinë tërësisht, mjekët dhe infermierët do të duhet çdo ditë të shkojnë në punë dhe t’i trajtojnë të infektuarit. Dentistët kalojnë orë të tëra duke i mjekuar dhëmbët e pacientëve. Afërsia mes pacientëve dhe dentistëve e bën ambientin e punës të rrezikshëm në kohë pandemie.

Ndërsa sa e rrezikshme aq edhe stresuese është puna e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave, të cilët vazhdimisht raportojnë për të gjitha aspektet e pandemisë, sigurisht duke qenë në terren gjithandej dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët për të transmetuar materialet informuese në ekran. Shitësit, shërbyesit e ushqimeve dhe shpërndarësit e mallrave ose farmacistët punojnë drejtpërdrejtë me klientë ose kolegë, gjë që i bën të ekspozuar me të infektuar potencial me Koronavirus. Policët, të cilët kanë për detyrë të sigurojnë respektimin e masave për parandalim të përhapjes së Koronavirusit janë po ashtu të ekspozuar ndaj COVID 19. Psikologët konfirmojnë se për këto profesione është bërë sfiduese se si ta menaxhojnë stresin e punës në front të parë me rrezikun. Theksojnë se komunikimi me njerëzit më të afërt është ilaçi më i mirë për ta tejkaluar këtë situatë të tensionuar.

MARKETING 420 x 60

Bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe bashkëbisedimi me persona të tjerë që janë brenda në familje, besoj se do të ishte medikameti më i mirë për të na ndihmuar nga ana psikologjike. Sepse ne kemi nevojë të flasim si qenie humane dhe sado që të mbyllemi në leximin e një libri, në pamjen e një filmi, nuk do të na mbushte tërësisht. Prandaj si rregull i parë, besoj se do të vlejë për të gjithë ne, se është më mirë që të bisedojmë, t’i qetësojmë personat tjerë që janë më anksioz por edhe ne të mund të shprehemi për shumëçka që i kemi si barrë gjatë ditës.”-tha Edlira Destani, psikologe.

Ndërkohë rekomandime që mund të jenë relevante edhe për profesionet tjera të rrezikuara janë ato të Institutit për studime mediatike nga Florida, “The Poynter”, e cila gazetarëve që mbulojnë zhvillimet me COVID 19 iu rekomandon të bëjnë shkëputje dhe pushim të herë pas hershëm në punë, t’i kujtojnë njerëzit më të dashur dhe sa munden të komunikojnë me to, të mos lexojnë për COVID 19 përpara gjumit në mënyrë që të flenë mjaftueshëm, të evitojnë ushqimet e tepërta, kafenë dhe alkoolin. /Alsat M/

Loading...