Digjet deponia “Melci” në Kavadar

14

Digjet deponia Melci në Kavadar. Nga Njësia e Zjarrfikësve konfirmojnë për AIM-në se zjarrfikësit dhe punëtorët komunal për më shumës se katër orë kanë ndërhyrë në terrenin e papërshtatshëm të përfshirë nga zjarri.

“Po ndërhyhet me kamionë të ujit, ndërsa për të lokalizuar zjarrin po ndërhyhet edhe me makinat e ndërtimit si përforcim”, tha komandanti Aleksandër Shadamov.

Ekipet qëndrojnë në terren me qëllim që sa më shpejtë të shuajnë zjarrin.