Dimitrov: Do të shkojmë në ofensivë diplomatikë për anëtarësim të vendit në BE

14

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se viti i ri do të jetë ofanzivë diplomatike për anëtarësimin të vendit në BE.

“Qëllimi i MPJ-së gjatë periudhës së fundi dhe gjatë vitit të ri është që të vazhdojmë me një ofensivë diplomatike”, thotë Dimitrov në intervistë për ‘Kanal 5’.

Dimitrov thotë se ndihmë e madhe për aktivitetet eurointegruese është miratimi prej dy të tretave të Ligjit për Prokurori Publike.

“Nëse viti 2019 ishte viti i anëtarësimit në NATO, viti 2020 do të jetë Bashkimi Evropian”, thotë Dimitrov.