Dimitrov: Fillimi i bisedimeve me BE-në dhe anëtarësim në NATO që t’i mbajmë të rinjtë në shtëpi

40

Maqedonia pret që të fitojë datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE) në tetor, me të cilën do t’i bind të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin, thotë ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një deklaratë për Rojters, njofton Portalb.mk.

“Frikësohemi se vendet e Ballkanit perëndimor do të dekurajohen në rrjedhën e mëtutjeshme të reformave nëse nuk ndodh ajo. Çështjet e mëdha janë zgjidhur. Nëse nuk ka realizim përkatës të kësaj mundësie, do të dërgohet porosi te liderët tjerë ballkanik se nuk vlen që të investohet në kapitalin politik në miratimin e vendimeve të rënda dhe reformave”, vlerëson Dimitrov.

Shefi i diplomacisë thekson se vendi pret që të bëhet anëtare në NATO në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që të ratifikohet protokolli për hyrje në të gjitha shtetet e Aleancës.

“pas nënshkrimit të marrëvehsjes për anëtarësim në NATO, ndjeshëm do të rriten investimet e huaja direkte në vend, ndërkaq presim që trendi edhe më tej të rritet me hapjen e bisedimeve hyrëse me BE-në. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve me BE-në do të nënkuptojë edhe element të mjaftueshëm për stabilitet dhe largpamësi që i janë shumë të nevojshme Ballkanit”, theksoi Dimitrov.

Ai tha se nuk mundet që të precizojë kur Maqedonia e Veriut do të mundet të bëhet anëtare e plotë e BE-së, por theksoi se procesi i hyrjes është shumë i rëndësishëm.

“Lufta më e madhe për ne është që t’i mbajmë të rinjtë në shtëpi dhe për atë duhet ta bëjmë vendin tonë evropian, ndërkaq ata të munden ta shijojnë jetën e tyre në mënyrë evropiane brenda, në vend që të largohen jashtë”, theksoi ministri Dimitrov.