Dimitrov: Gjatë dy viteve të fundit diplomacia bëri kërcim drejt profesionalizmit, në vitin 2020 BE-ja në fokus

8

“Prej qershorit të vitit 2017, deri sot, 87,5 për qind e diplomatëve janë të karrierës, për dallim nga periudha prej vitit 2006 deri në vitin 2017 kur ajo përqindje paraqiste 33”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në deklaratë për mediumet potencoi se gjatë dy viteve e gjysmë diplomacia e Maqedonisë së Veriut bëri kërcim të madh drejt profesionalizimit, në raport me ata që ishin dërguar si ambasadorë dhe kandidatëve të tanishëm në valën e fundit plotësimet e pozitave të ambasadorëve, për të cilat ende nuk ka përfunduar procedura.

Dimitrov shprehi kënaqësi nga zgjidhjet e tanishme, duke përmendur se ato zgjidhje janë kombinim i suksesshëm mes parimeve dhe artit të së mundurës.

“Për mua si ministër i Punëve të Jashtme posaçërisht është me rëndësi në grup të ketë sa më shumë zgjidhje karriere, njerëz të cilët kanë punuar në MPJ, shumica e tyre janë me 20 vite stazh diplomatik. Unë si ministër i Punëve të Jashtme angazhohem për zgjidhje karriere, por duhet të theksoj se edhe faktorët politik në koalicionin qeveritar kanë kredi të mundësojnë përqindje aq të lartë të karrierës”, theksoi Dimitrov.

Ai shtoi se në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2017, vetëm 11,5 për qind e ambasadorëve ishin femra, ndërsa prej qershorit të vitit 2017 deri sot ajo përqindje është 27,5 për qind.

Vitin që shkoi, Dimitrov e vlerësoi si të frytshme diplomatike – rrumbullakësohet anëtarësimi në NATO, ndërkaq erdhëm edhe para derës në fillim të negociatave me BE-në.