Dimovski: Zaev gjatë gjithë kohës përpiqet të bëjë trazira në Kuvend, vetëm që t’u ikë zgjedhjeve parlamentare

10

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski në Kuvend tha se “kryeministri Zoran Zaev kërkon tre mijë mënyra të mundshme për t’i anuluar zgjedhjet’.

“Gjatë gjithë kohës përpiqet të bëjë trazira edhe në Kuvend vetëm që t’u ikë zgjedhjeve. Me siguri gjatë ditës së djeshme ka marrë hulumtime dhe ka parë se trendi i përkrahjes që e ka është poshtë”, tha Dimovski.

Ai tha se asnjëherë nuk kanë bërë problem në Kuvend kur është biseduar për ligje të rëndësishme, përkundrazi, sipas tij, bëhet problem vetëm kur shkelet rregullorja.

Sipas tik, gjatë ditës së djeshme Maqedonia ka pasur situatën më ironike.

“Këshilli për Siguri bisedoi për ndotjen e ajrit, por shumica në Kuvend e udhëhequr nga LSDM vendosi që kjo temë s’duhet të jetë temë në Kuvend”, tha Dimovski.